Aktualitet

16 vite burg për autorin e vrasjes së Martin Canit! Babai: Një rreze drite, por edhe dënim përjetë të ishte, dhimbja s'ikën...

Autori 15-vjeçar është dënuar edhe për vrasjen e e mbetur në tentativë ndaj Luis Meçja, shok i viktimës Cani.

zh.ll
16 vite burg për autorin e vrasjes së Martin Canit! Babai: Një
Mario Përlleshaj dhe Martin Cani

TIRANË- Gjykata Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Mario Perlleshajn, autori i vrasjes së Martin Canit, ngjarje e ndodhur një vit më parë. Autori 15-vjeçar është dënuar edhe për vrasjen e e mbetur në tentativë ndaj Luis Meçja, shok i viktimës Cani. Prokuroria kishte këkruar disa ditë më parë 25 vite burg, por prokurorja Alma Felaj u shpreh se e lë në vlerësimin e gjykatës dënimin përfundimtar duke i kujtuar kodin penal për të mitur përkatësisht nenin 97.

Pas vendimit të Gjykatës, avokati i familjes së Martin Canit foli për mediat ku e cilësoi si vendim të drejtë. Megjithatë, ai shtoi se duhen parë aktet kur të zbardhet vendimi i gjykatës. 

"Kemi një vendim gjyaktë, i drejtë. do ta shohim të shohim të arsyetuar të plotë për të parë të gjitha detajet. janë cilësuar 2 vrasje në vendim, vrasje për Martin Cani dhe vrasje në tentativë për Luis Meçja, dhe mendoj se nuk është çështje dënimi por drejtësie për të mbrojtur dy të mitur. Drejtësia ka bërë punën e saj. Detajet e tjera do t'i marrim me zbardhjen e vendimit.", është shprehur avokati. 

Ndërkohë, babai i Martin Canit po ashtu në një deklaratë për mediat u shpreh ky vendim është rreze drite për familjen e tij, ndonëse shtoi se dhimbja nuk do ikte as me dënim përjetë. I pyetur për qëndrimin e autorit në seancë, ai ka deklaruar se 15-vjeçar i nuk ka shprehur asnjë shenjë pendese për ngjarjen. 

“Për punë ligjesh foli avokati. Ne si prindër, Kodi për të mitur përgjysmohet. Ka nxjerrë një rreze drite për Martinin dhe Luisin, por dhimbja nuk krahasohet. Sikur dhe të dënohej me burgim të përjetshëm! Ngjarjen e ka parë e tërë Tirana. Të gjithë e dinë këtë ngjarje. Shkolla nuk ka kërkuar as pendesë, asgjë.”, tha babai.

Si ndodhi krimi?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për "Snapchat". Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB