Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës, Gjykata lë në burg Andrew Boden. Në qeli Andrea dhe Julian Kalemi

Edhe pse kanë kërkuar lirinë, Andrea dhe Jetmir Kalemi janë lënë sërish nën masën e arrestit me burg. Ata janë transferuar në paraburgimin e Fierit, duke u vendosur në një regjim të sigurt

E.K
Vrasja e Edmond Papës, Gjykata lë në burg Andrew Boden. Në
Andrea Kalemi dhe te dyshuarit per vrasjen e biznesmenit Papa

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg, për 3 personat e arrestuar në Memaliaj, pjesë e klanit “Kalemi”. Andrew Bode, Andrea Kalemi dhe Julian Kalemi, do të vazhdojnë të qëndrojnë nën masën e arrestit me burg, ndërsa u vunë në pranga në një operacion të ndërmarrë nga RENEA në datën 28 Gusht, në zonën e Memaliajt. Andrew Bode ishte në kërkim prej 2 vitesh, për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ndërkohë që Andrea Kalemi, një personazh i njohur i botës së krimit, ra në pranga në të njëjtin operacionin, pasi iu gjetën në banesë armë dhe municione. Ndërkohë që Julian Kalemi, u arrestua për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, pasi mbante në banesën e tij shtetasin Andrew Bode.

SAGA E VRASJEVE MES FISIT KALEMI

11 QERSHOR 2022: Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i makinës që drejtonte. I riu mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital. Por atje, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të rënda dhe humbi jetën. 27-vjeçari ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Benz”, e cila ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje. Policia dyshon se i është vendosur eksploziv. Po ashtu mendohet se ajo është shpërthyer në distancë me telekomandë.

16 DHJETOR 2022: Në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa. Kjo vrasje ndodhi si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës dyshohet se kanë marrë pjesë dy shokët e Andrea Kalemit. Albano Velo u arrestua, ndërsa tjetri, Andreë Bode u shpall në kërkim.

10 GUSHT 2023: Andrea Kalemi i njohur ndryshe dhe me emrin Adriatik, ra pre e një atentati me armë zjarri në portin e ishullit Paksos të Greqisë në Gusht të 2023-shit. Në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 10 gëzhoja, ndërsa autori dyshohet se është një bashkatdhetar i tij.

14 DHJETOR 2023: Andrea Kalemi qëllohet me thikë në burgu në Greqi. Autori i plagosjes së Kalemit, sipas mediave greke dyshohet të kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

12 JANAR 2024: Vëllai i Andrea Kalemit dhe daja i Aleksandër Sadikajt, 35-vjeçari, Zamir Kalemi u plagos me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit të Selitës rreth orës 22:55. Ai mori një plagë arme në këmbë. 35-vjeçari Kalemi ka qenë duke udhëtuar me makinë kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar.

20 KORRIK 2024: Ekzekutohet në një lokal në Memaliaj, babi i Andrea dhe Zamir Kalemit, 74-vjeçari, Shyqyri Kalemi. Nga plumbat ka mbetur i vrarë, Marsel Cela, 47 vjeç (klient i rastësishëm në lokal), si dhe kamarieri i lokalit, Gledi Muka, 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, 57 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore./ZËRI 

Poll

MOS HUMB