Aktualitet

Vrasja e Endri Goxhajt/ Prindërit e 30-vjeçarit: Djalin e ndiqnin përditë për ta vrarë

Ajo shprehet se djali i saj ndiqej vazhdimisht dhe, sipas saj, autorët e ruanin përditë për të realizuar vrasjen.

F.I
Vrasja e Endri Goxhajt/ Prindërit e 30-vjeçarit: Djalin e ndiqnin
prindërit e Endri Goxhaj

MEMALIAJ-  Familjarët e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili u vra mbrëmjen e 21 prillit në Memaliaj, kanë rrëfyer detaje të reja mbi ngjarjen tragjike. 

Babai i tij, Astrit Goxhaj, i cili është invalid, në një prononcim për TCH, rrëfen se ka bërë sakrifica të shumta për të rritur të birin, duke punuar në kushte të vështira dhe madje duke mbledhur lule në mal për të siguruar jetesën. Ai shprehet se çdo mundim kishte vetëm një qëllim, t’i siguronte Endrit një të ardhme më të mirë. Por pas vrasjes së tij, ai thotë se gjithçka është shembur.

Mes dhimbjes së thellë, babai kërkon që autorët të vihen përpara drejtësisë, ndërsa thekson se humbja e të birit i ka marrë çdo shpresë për jetën.

Edhe nëna e 30-vjeçarit, e tronditur nga ngjarja, apelon për zbardhjen e plotë të krimit. Ajo shprehet se djali i saj ndiqej vazhdimisht dhe, sipas saj, autorët e ruanin përditë për të realizuar vrasjen. Me zë të dridhur, kërkon që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar, duke theksuar se drejtësia është e vetmja gjë që mund t’i japë sadopak qetësi shpirtërore.

Lidhur me ngjarjen  Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Dali Nelën dhe vjehrrin e tij Aldo Kalemi të arrestuar pas vrasjes së 30-vjeçarit Endri Goxhajt. Në arrest shtëpie është lënë edhe Ermal Mataj. Në kërkim janë shpaur vëllezërit  Donaldo dhe Marjoldo Nela të cilë kanë qëlluar në drejtim të Endri Goxhajt. 

 

Poll

MOS HUMB