Aktualitet

FOTO/ Po ktheheshin në shtëpi kur u qëlluan me breshëri plumbash, ky është çifti që u vra në Lezhë

Sipas burimeve, çifti apo kishin dalë nga një lokal në autostradën Lezhë-Shkodër dhe kanë qenë rrugës për në banesën e tyre e cila ndodhet rreth 30 minuta larg prej vendit të ngjarjes

zh.ll
FOTO/ Po ktheheshin në shtëpi kur u qëlluan me breshëri
kreshnik dhe gentiana mujeci

LEZHË- Personat që shihni në foto janë çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, që mbetën të vrarë nga atentati me mbi 30 plumba ditën e sotme në Lezhë. Sipas burimeve, çifti apo kishin dalë nga një lokal në autostradën Lezhë-Shkodër dhe kanë qenë rrugës për në banesën e tyre e cila ndodhet rreth 30 minuta larg prej vendit të ngjarjes. Po sipas burimeve, viktima nuk ruhej, dhe gjithmonë shoqërohej me të shoqen.

Ata po udhëtonin me një automjet tip "Audi Q7", kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri armësh automatike. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët kanë pasur informacion për lëvizjet e çiftit dhe u kanë zënë pritë në anë të djathte te rrugës Balldren Torovicë, duke hapur zjarr sapo automjeti është afruar.

Pas krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në rrugët që lidhin Balldren me superstradën dhe zonën e Malit të Jushit, në përpjekje për kapjen e tyre.

Ndërkohë sa i përket atentatit të sotëm, një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me gjakmarrjen, pasi Kreshnik Mujeci dyshohej si i përfshirë në vrasjen e Genc Mëhillaj, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016 në zonën e Malit të Jushit./ZËRI

Poll

MOS HUMB