Aktualitet

Vrasja e portugezit te 'Principotes', pushuesit e tronditur: Si t'u themi fëmijëve që është vrarë dikush

Një prej pushuesve deklaron se ndodhet në plazh me fëmijë të vegjël dhe nëse ata do ta marrin vesh do të tremben.

F.I
Vrasja e portugezit te 'Principotes', pushuesit e tronditur: Si
pushuesi

KSAMIL-Vrasja e turistit portugez në Ksamil, ka tronditur pushuesit që po kalojnë pushimet në zonën bregdetare. Një prej pushuesve, ka folur për mediat lidhur me vrasjen me thikë të Luis Miguel Varela Mendes, duke theksuar se ndodhet në plazh me fëmijë të vegjël dhe nëse ata do ta marrin vesh do të tremben.

Një tjerër ka thekuar se kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Pushues të tjerë kanë deklaruar se në këtë zonë ka siguri dhe është për të ardhur keq që ka ndodhur kjo ngjarje.

“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si ti themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.

"Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.

“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Luis Miguel Varela Mendes, shtetas portugez u gjet i vdekur rreth orës 05:00 të mëngjesit në plazhin e Ksamilit, në një shezlong në plazhin 'Principotes'. I riu u vra me thikë pas një konflikti për një vajzë nga 29-vjeçari, Sokrat Vata, banues në Has. Vata pas ngjarjes u largua në drejtim të paditur, ndërsa u arrestua disa orë më vonë në Levan. Ai u gjet i fshehur në bagazhin e një makine.

Poll

MOS HUMB