Aktualitet

Vrasja e Iliria Sulës në Itali/ "La Sapienza": Krim i tmerrshëm, jemi pranë familjes së saj!

E reja u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli në Itali, pasi u vra me thikë nga i dashuri i saj Mark Samson.

k.m.
Vrasja e Iliria Sulës në Itali/ "La Sapienza": Krim i
Ilaria Sula

ITALI- Universiteti i Romës, "La Sapienza" ka shprehur ngushëllimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. E reja u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli në Itali, pasi u vra me thikë nga i dashuri i saj Mark Samson. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Universiteti e ka cilësuar vrasjen e saj si një krim të tmerrshëm dhe ka kërkuar që studentët të mblidhen sot për ta kujtuar.

"Fatkeqësisht, Ilaria u gjet e pajetë: një krim i tmerrshëm dhe brutal që na lë pa fjalë dhe me zemra të thyera. Në këtë moment dhimbjeje, ne jemi me familjen e studentes sonë, të dashurve të saj më të afërt dhe të gjithë komunitetit studentor të Sapienzës, i cili ditët e fundit u bashkua në një kërkim të dëshpëruar për të. Më 2 prill, të mërkurën, në orën 18:30, për të kujtuar Laria Sula, kushdo mund të sjellë një lule në Ndërtesën e Statistikave,"-shkruhet në postimin e Universitetit.

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB