Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Tre të shoqëruar, mes tyre ish-ortaku i tij dhe roja e karburantit, ja për çfarë akuzohen

Bëhet fjalë për ish-ortakun e biznesmenit dhe roja e karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të viktimës, ku edhe ndodhi ngjarja, si dhe një person i tretë që u shoqërua ditën e djeshme. 

zh.ll

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Tre të shoqëruar,

ELBASAN- Tre persona janë shoqëruar nga policia për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Bëhet fjalë për ish-ortakun e biznesmenit dhe roja e karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të viktimës, ku edhe ndodhi ngjarja, si dhe një person i tretë që u shoqërua ditën e djeshme. 

Sipas burimeve, biznesmeni i ndjerë ka pasur një konflikt me ish-ortakun, i cili dyshohet se ka gënjyer kur është pyetur se ku ndodhej në momentin e vrasjes. Ndërkohë, roja e karburantit do të merret në pyetje, pasi dyshohet për pengim të hetimeve për ngjarjen. Hetuesit dyshojnë se ai ka qenë në dijeni të rrethanave para dhe pas ngjarjes, por nuk ka njoftuar autoritetet.

Ditën e djeshme u shoqruar edhe shtetati Naldo Gjoni banues në Lezhë, i cili dyshohet se mund të ketë përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip “Audi”, i cili u përdor nga atentatorët në ekzekutimin e biznesmenit mbrëmjen e 30 nëntorit. Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traun e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit. 

Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.

Mëhalla, ishte pronari i club lounge "Hollyvood Lounge Bar", i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin "El Taxi". Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB