Aktualitet

Vrasja e Regis Runajt/ Alibej: Xhuljano Hoxha u fsheh pas ferrave në varreza, i thashë qëlloje me thikë...

Në lidhje me vrasjen e Runajt, Alibej ka deklaruar se për ekzekutimin u vetëofrua Xhuljano Hoxha.

F.I
Vrasja e Regis Runajt/ Alibej: Xhuljano Hoxha u fsheh pas ferrave në
Erjon Alibej

TIRANË- Ka vijuar sot në GJKKO gjykimi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku Erjon Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë ka nisur të dëshmojë në lidhje me vrasjen e  Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj. Në lidhje me vrasjen e Runajt, Alibej ka deklaruar se për ekzekutimin e tij u vetëofrua Xhuljano Hoxha. Bashkëpuntori i drejtësisë ka rrëfyer se ka kërkuar që vrasja të bëhej me thikë që të mos bëhej zhurmë.

Më tej Alibej ka dëshmuar me detaje se si veproi, Hoxha, ku ky i fundit e ka pritur Rigers Runajn i fshehur pas ferrave veshur me kominoshe dhe me thikë në dorë. Xhuljano Hoxha nuk kishte qenë vetëm, por kur ka dalë Rigersi, të tjerët kishin ikur me vrap dhe e kishte qëlluar vetë me thikë.

Kush e dha urdhrin ti apo Nuredini?

Erjon Alibej: E shpjegova njëherë. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit komunikova me Nuredinin. Xhuljan Hoxha do kryente vrasjen e Regis Runaj. Kur morëm OK për ekzekutimin e Regis Runaj, i thash mundohu ta bësh me thikë mos të bëhej zhurmë. Dhe kështu veproi. Nuk e kam ndihmuar Xhuljan Hoxhën me sende për të kryer vrasjen, ai u dakordësua direkt. Ekzekutimin e Regis Runaj e mora vesh në radio, ose ma komunikoi Xhuljano nuk më kujtohet mirë. Xhuljano Hoxhën e takova dy ditë pas vrasjes, sepse ai atë natë iku me familjen në plazh. Ai u paraqit në komisariat, pasi doli nga aty u takuam. Me shpjegoi pjesën e ekzekutimit se si kishte ndodh. Më tha që kur më kane marrë në pyetje ishte aty edhe motra e Regisit. Më tha që motra e Regisit i kishte thënë ke te fala nga Mikaeli. Më tha që shkoi për makinën e tij te një garazh që kishte babi i tij te varrezat, kishte vesh kominoshe dhe kishte dal nëpër ferra dhe kanale dhe aty me thotë kishte pritur Regisin se e dinte qe do vinte. Kur del Regisi, dal nga ferrat më thotë dhe e masakroj. Më thotë qe ishte me njerez te tjerë dhe se e masakroi, sepse të tjerët ikën më vrap.

Vrasja e Rigers Runajt ka ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. 23-vjeçari u ekzekutua më thikë dhe trupi i pajetë i është gjetur pranë varrezave të qytetit, në një rrugë të braktisur./ZËRI

Poll

MOS HUMB