Aktualitet

FOTO/ U aksidentua në tentativë për t’i ikur policisë, arrestohet autori i dyshuar i atentatit në Shkodër (EMRI)

Mësohet se policia ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili la të vdekur Armando Palin, ndërsa si pasojë e të shtënave ka u plagos Erogen Vaso.

zh.ll
FOTO/ U aksidentua në tentativë për t’i ikur
Autori Ragip Gilla

SHKODËR- Personi që shihni në foto është Ragip Gila, 29-vjeç, autori i dyshuar, i cili la të plagosur disa persona dhe dy viktima në qendër të Shkodrës, ndërkohë ende nuk bëhen me dije rrethanat dhe motivet e ngjarjes. 

Nga informacionet paraprake mësohet se autori i dyshuar ishte me një skafandë në kokë dhe një veshje blu në momentin që ka hyrë në lokal dhe ka hapur zjarr. Pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga vendngjarja me një automjet tip "BMW", mirëpo në dalje të qytetit ai është aksidentuar te ura e trenit dhe më pas në këmbë ka tentuar që t’i ikë policisë në pjesën e lumit Kir. Ai është vënë në pranga nga forcat Shqiponja, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. 

Mësohet se 29-vjeçari kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu dhe ishte arrestuar në vitin 2023 për armë e municion. Ai ishte arrestuar më 6 dhjetor të vitit 2023 pasi u kap me 1 armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke.

Nga të shtënat mësohet se është ka mbetur i plagosur Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç. Mes të plagosurve është edhe një kamariere e lokalit ku ndodhi ngjarja, si dhe një grua që ndodhej rastësisht aty. 

Ngjarja ndodhi në lokalin “Kolë Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh. Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB