Aktualitet

Vrasja në Has, Gjykata e Kukësit lë në burg Ylber Jakun, i riu: Dua përfaqësues nga ambasada britanike!

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj në fshatin Pla në Has, ku Jaku ekzekutoi me 8 plumba Sallahun në afërsi të banesës së tij.

I.F
Vrasja në Has, Gjykata e Kukësit lë në burg Ylber Jakun, i
Ylber Jaku dhe Rushit Sallahu

KUKËS- Gjykata e Kukësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 41-vjeçarin Ylber Jaku, i cili akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Rushit Sallahu. Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj në fshatin Pla në Has, ku Jaku ekzekutoi me 8 plumba Sallahun në afërsi të banesës së tij.

Në seancën e sotme, avokatja e caktuar nga shteti për 41-vjeçarin ka treguar se Ylber Jaku kërkon përfaqësues të ambasadës angleze me pretendimin se është shtetas britanik, ndërsa është i martuar me një grua angleze, me të cilën ka dy vajza.

“Unë kam parë se si janë rropatur prindërit e mi 20 vite, nuk kam besim dhe nuk flas tek kjo drejtësi". Si shtetas anglez dua që në sallë të jetë përfaqësues i ambasadës angleze që ti shpjegoj rastin se çfarë ka ndodhur me rastin e prindërve të tij dhe neglizhencën e institucioneve, pushtetit lokal dhe Policisë. Prandaj përfundova këtu,”-tha Jaku.

Ndërsa Aurora Guska, përfaqësuesja ligjore e autorit, ka treguar se familja e viktimës kishte tentuar t’i bllokuar rrugën që e çonte drejt shtëpisë babait të autorit.

“Për të mos pasur konflikte të mëtejshme, babai i të arrestuarit ka marrë në telefon të birin dhe i ka thënë që ‘kemi bërë një aksident dhe ndodhemi në spital’. Ylber Jaku punonte në Has, nuk është e vërtetë që ka ardhur nga Anglia, jo ndodhej në Has, merret me ndërtim. Kur ka shkuar tek Trauma dhe ka parë prindërit e tij në atë gjendje, sidomos nënën e tij që është në gjendje më të rëndë shëndetësore, është tronditur shumë. Ka fikur telefonin,”- ka treguar avokatja.

Ndërkohë shton se Agim Jaku, babai i autorit, sipas saj i ka dërguar Policisë pafund telefonata dhe mesazhe duke i kërkuar të shangnin ngjarjen kriminale, por blutë nuk kanë marrë asnjë masë.

“Vetë Agim Jaku, kam të gjitha telefonatat dhe mesazhet e tij duke filluar nga ora 09:49 deri në 11:13 kanë qenë telefonata dhe mesazhe pafund, ku Agim Jaku ka njoftuar policinë se djali im ka dalë jashtë kontrollit dhe evitoni ndonjë ngjarje të mundshme. Por s’është marrë asnjë masë, ngjarja ka ndodhur 3 metra larg oborrit të viktimës. Prindërit e Ylber Jakut kanë një konflikt pronësie, për të kaluar në banesën e tyre. Familja e viktimës nuk e lejonte dhe kanë qenë në proces gjyqësor për 20 vite. Para dy javësh babai i të arrestuarit, Agim Jaku ka marrë në telefon policinë ka njoftuar dhe është shprehur se personi me të cilin kishte konflikt, babai i viktimës, kishte marrë një fadromë dhe po prishte rrugën që e çonte drejt shtëpisë. I gjendur përpara këtij fakti, babai i viktimës ka shkuar në polici dhe ka thënë ‘ma hiqni Agimin ose unë hakmerrem’. Vajza që ndodhet në arrest shtëpie, ka marrë një sëpatë dhe ka dëmtuar të dy prindërit e të arrestuarit. Për të mos pasur konflikte të mëtejshme, babai i të arrestuarit ka marrë në telefon të birin dhe i ka thënë që ‘kemi bërë një aksident dhe ndodhemi në spital,”- deklaroi ajo.

Më 6 maj motra e viktimës Artjola Sallahu dhunoi prindërit e moshuar të autorit. 41-vjeçari ishte kthyer po atë dite nga Anglia dhe pasi vizitoi prindërit në spital ai kreu krimin. Ndërsa, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, për dhunën ndaj prindërve të autorit të vrasjes se vëllait të saj.

Mësohet se dy familjet prej vitesh ishin në konflikt për çështje pronësie, ndërsa familja Jaku prej vitesh kishte bërë mbi 20 kallëzime në Polici./ZËRI

Poll

MOS HUMB