Aktualitet

Vrau ish-vjehrrin dhe rrëmbeu ish-bashkëshorten, Refit Buzi dyshohet se fshihet në Berat, RENEA rrethon zonën

Policia po punon për të siguruar edhe shpëtimin e ish-bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se mbahet ende me forcë.

F.I
Vrau ish-vjehrrin dhe rrëmbeu ish-bashkëshorten, Refit Buzi dyshohet
FOTO ILUSTRUESE

BERAT-Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit. 35-vjeçari dyshohet se fshihet në fshatin Cukalat të Beratit bashkë me ish-të fejuarën të cilën e mori peng.

Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja.

Sipas dëshmive të familjarëve 35-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me familjen e ish-bashkëshortes dhe ndaj tij kishte pasur denoncime për kërcënime. Operacioni vijon, ndërsa policia po punon për të siguruar edhe shpëtimin e ish-bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se mbahet ende me forcë./ZËRI

Poll

MOS HUMB