
TIRANË- Mario Përlleshi autori i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij Martin Cani te shkolla “Fan Noli” në Tiranë, është transferuar nga spitali privat në burg. Gjykata caktoi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin, seanca u mbajt në spitalin privat ku po qëndronte i mituri. Në pamjet e mëposhtme shihet momenti kur ai lë ambientet e spitalit dhe futet në makinën e policisë për t’u transferuar në burg.
@euronews.al Momenti kur autori i Vrasjes së Martin Canit del nga spitali për të shkuar në burg#viraltiktok #euronewsalbania #fyp #viral ♬ original sound - euronews_al
Të hënën e 18 nëntorit, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. Që nga dita e ngjarjes deri më sot, i mituri ishte në spital, por sot është nisur për në Kavajë, në institucionin e vuajtjes së dënimit për të miturit. /ZËRI