Aktualitet

Vrau Martin Cani/ Gjyqtarja e prokurori shkojnë në spital, Mario Përlleshi refuzon të flasë, nisin hetimet për bashkëpunëtorët

Gjyqtarja dhe prokurori i çështjes mbërritën mëngjesin e sotëm në ambientet e spitalit privat, ku i mituri po merr ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ka marrë gjatë momentit të sherrit. 

k.m.
Vrau Martin Cani/ Gjyqtarja e prokurori shkojnë në spital, Mario
Martin Cani dhe Mario Prelleshi

TIRANË- Mario Përlleshi është lënë në masën e sigurisë "arrest me burg", pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e mikut të tij të ngushtë, Luis Meçe. Seanca e sotme gjyqësore është zhvilluar sot në ambientet e një spitali privat në Tiranës. Gjyqtarja dhe prokurori i çështjes mbërritën mëngjesin e sotëm në ambientet e spitalit privat, ku i mituri po merr ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ka marrë gjatë momentit të sherrit. Ndaj të miturit Prokuroria kërkoi “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtarja. Në seancën që zgjati rreth 30 minuta ka qenë e pranishme dhe një psikologe dhe familjarë të 14-vjeçarit.

Mario Përlleshit i është kërkuar disa herë të japë shpjegime lidhur me ngjarje por ka refuzuar të flasë. 

"Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur,”- është shprehur ai gjatë seancës në spital. 

Po ashtu, 14-vjeçari nuk ka pranuar as të tregojë se ku e ka fshehur armën e krimit, as telefonin dhe as çantën e tij të shkollës. Në marrjen e parë në pyetje, nuk tregonte as vendin se ku e kishte fshehur thikën. 

VENDIMI:

1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin M. P., , kryer nga oficerët e policise gjyqesore me iniciative ne date 18.11.2024, ora 21.30.
2. Caktimin e mases se sigurimit personal ndaj shtetasit te mitur ne konflikt me ligjin M.P.i, i dyshuar per kryerjen vepres penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”, ndaj nje te mituri, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, ate te “Arrestit ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
3. Ngarkohet policia giyqesore per zbatimin e ketij vendimi.
4. Kunder këtij vendimi lejohet te behet ankim ne Gykaten e Apelit te Juridiksionit tePergjithshem Tirane, brenda 5 (pese) diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e njoftimit të këtij vendimi.
5. U shpall sot ne Tirane, më date 22.11.2024.

Grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë. Nga kqyrja paraprake e pamjeve, duket autori që largohet me vrap nga vendi i ngjarjes bashkë me shokët dhe kushërinjtë e tij. Pra, me pamjet provohet se me Përlleshin kanë qenë edhe persona të tjerë që e kanë larguar nga vendngjarja. Por asnjë prej tyre nuk është identifikuar dhe as shoqëruar nga Policia e Shtetit. 

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB