Aktualitet

"S'dua ta besoj se e ka vrarë Armand Shakaj'! Vëllai i Eglant Koçit: Ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’

Ai ka treguar se marrëdhëniet mes familjes së tyre dhe personit të shpallur në kërkim kanë qenë jashtëzakonisht të ngushta, aq sa i dyshuari i thërriste mamasë së tyre me plot respekt "o nënë", pasi ajo kishte punuar për një kohë të gjatë si pastruese në lokalin në pronësi të tij.

F.I
"S'dua ta besoj se e ka vrarë  Armand Shakaj'! Vëllai i
Armand Shakaj dhe Eglant Koçi

TIRANË-Një javë nga zhdukja e 34-vjeçarit Eglan Koçi dhe ende nuk ka asnjë gjurmë. Pa asnjë kontakt, vëllai i Eglant Koçit ka vendosur të thyejë heshtjen përmes një interviste për ReportTv. Lidhur me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin Armand Shakaj si autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka vënë në pranga një 25-vjeçar si bashkëpunëtor, por familjarët e Koçit ndodhen të shokur dhe e besojnë që shoku i tij ta ketë vrarë.

Familja e Eglantit shprehet e tronditur nga zhvillimet e fundit, duke pohuar se personi i dyshuar ka qenë i njohur i tyre prej vitesh. Vëllai i Eglantit ka pranuar se e ka të pamundur ta besojë që Armand Shakaj mund të ketë kryer një krim të tillë makabër ndaj vëllait të tij.

Ai ka treguar se marrëdhëniet mes familjes së tyre dhe personit të shpallur në kërkim kanë qenë jashtëzakonisht të ngushta, aq sa i dyshuari i thërriste mamasë së tyre me plot respekt "o nënë", pasi ajo kishte punuar për një kohë të gjatë si pastruese në lokalin në pronësi të tij.

“Nuk dua ta besoj se ai është autori. Ai djali mamit tim i thotë ‘o nënë’. Mamaja ime ka punuar pastruese te lokali i atij. Dy ditë para ishte me ne aty ai, çfarë konflikti? E ka ftuar për të pirë kafe te lokali i vet dhe nuk e di pastaj,” rrëfen ai.

Vëllai i Eglantit thotë se familja nuk kishte asnjë dyshim apo informacion për probleme të mundshme mes tyre.

“Çfarë dyshimi? Unë nuk kisha ku të vija gishtin. Jemi pa probleme, pa siklete,” shprehet ai.

Nga ana tjetër, vëllai i 34-vjeçarit ka hedhur poshtë me forcë edhe pistat e ngritura nga grupi hetimor, të cilat flasin për përfshirje të mundshme në aktivitete të dyshimta me kriptovaluta apo shuma të mëdha parash.

“Jo, çfarë thua. Jetojmë katër veta në një dhomë e një banjo. Vëllai ka punuar në magazinë dhe fitonte 20-30 mijë lekë,” deklaron ai.

Aktualisht, policia po vijon kërkimet intensive në terren, ndërsa ka sekuestruar disa automjete dhe prova materiale që po analizohen me imtësi nga ekspertët për të zbardhur të vërtetën e plotë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Poll

MOS HUMB