
Pamje nga zjarri
TIRANË- Zjarri në nje parking ka shkaktuar panik tek banorët në rrugën e Barrikadave. ZËRI ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku duken banorët në panik, që kanë dalë jashtë banesave të tyre.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për zjarrin është bërë vendi i karikimit të një makine elektrike.
Dyshohet se aty ka nisur vatra e zjarrit, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit. Megjthatë, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Por flakët duket se kanë shakktuar probleme të tjera, pasi e gjithë zona ka mbetur pa energji elektrike./ZËRI
Poll