foto nga vendi i ngjarjes
KORÇË– Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Opar, pjesë e njësisë administrative Moglicë, Korçë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era.
View this post on Instagram
Drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për sipërfaqen e djegur, ndërsa situata mbetet nën monitorim./ZËRI
Poll