TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka ndarë sërish një tjetër njoftim të rëndësishëm për mediat. Përveçse në Gramsh ka kërkuar evakuuimin e banorëve në fshatrat e malësisë së Tiranës. Më konkretisht në fshatrat Spanesh dhe Kazie. Në terren janë ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura që po evakuojnë banorët.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA:
Tiranë
Në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret. Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve./ZËRI