Aktualitet

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuuohen banorët

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët e pallatit.

k.m.
Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuuohen
Foto ilustruese

TIRANË- Një zjarr ka rënë në parkingun e një pallati. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali” në Tiranë. Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët e pallatit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin./ZËRI

Poll

MOS HUMB