Aktualitet

Zjarr në Syrin e Kaltër! Digjen 4 kioska tregtimi, flakët shuhen pas mesnate

Si pasojë e flakëve, raportohet se janë djegur plotësisht 4 kioska tregtimi private që ndodheshin në këtë zonë.

F.I
Zjarr në Syrin e Kaltër! Digjen 4 kioska tregtimi, flakët shuhen
foto ilustruese

SARANDË-Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar gjatë mesnatës në një prej pikave më të njohura turistike në vend, në Syrin e Kaltër, bashkia Finiq. Si pasojë e flakëve, raportohet se janë djegur plotësisht 4 kioska tregtimi private që ndodheshin në këtë zonë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe 2 mjete të policisë së bashku me efektivët. Fikja e plotë të zjarrit është bërë e mundur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Nga hetimet paraprake të autoriteteve, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një masë elektrike./ZËRI

Poll

MOS HUMB