Aktualitet

Zjarri ‘pushton’ Krujën/ Situata jashtë kontrollit, nis me urgjencë evakuimi! Arrestohet 73-vjeçari, dogji barin dhe flakët ‘morën vrull’

zh.ll

Zjarri ‘pushton’ Krujën/ Situata jashtë kontrollit, nis me

KRUJË- Zjarri në Krujë ka dalë jashtë kontrollit dhe situata ka detyruar autoritetet që të marrin masa emergjente për mbrojtjen e banorëve.

Agjencia për Media dhe Informim njofton se ka nisur evaukimi i banorëve në zonën Barabit–Lluban, Bashkia Krujë si pasojë e zjarreve.

Urdhri i evakuimit

Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë.Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave.

Ndërkohë në 73-vjeçari Qemal Berhami është arrestuar nga policia, si autor i zjarrvënies. Ai është banor i lagjes Abaze, e cila ndodhet nën rrezikun e flakëve që janë përhapur në përmasa të frikshme.

Sipas Policisë, 73-vjeçari ka ndezur zjarr për të djegur barë, por situata ka dalë jashtë kontrollit me flakët që po rrezikojnë banesat e banuara.

Njoftimi i Policisë

Ndezi zjarr për djegien e barit pranë banesës së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në drejtim të malit të Krujës, reagimi në kohë i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies.Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në lagjen “Abaze”, Krujë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin Q. B., 73 vjeç, banues në lagjen “Abaze”, Krujë.Ky shtetas dyshohet se, më datë 08.08.2026, në afërsi të banesës së tij, ka ndezur zjarr për djegien e një sasie bari, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës, janë përhapur në drejtim të malit të Krujës, duke rrezikuar zonat e banuaraShërbimet e Policisë, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodheshin në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.Falë angazhimit të forcave në terren, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit, ku po ndërhyhet me forca tokësore dhe me mbështetje nga ajri, me qëllim izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Poll

MOS HUMB