
SHKODËR – Është dënuar 22 vite burg Orjana Gremi, për shkak se në muajin janar 2023, hodhi në ujërat e lumit Kir në Shkodër, foshnjën e saj të porsalindur.
Më datë 12 shkurt 2024, gjyqtarët e Shkodrës vendosën që ta deklarojnë fajtore Gremin, për akuzën e vrasjes të të miturit. Përpara se të shpallej vendimi, Orjana Gremi ka kërkuar mëshira nga trupa gjykuese, duke kërkuar ndjesë për veprimin që ka kryer.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi më datë 5 janar 2023. Nëna hodhi në lumë foshnjën e saj, vetëm 5 ditë pasi e kishte lindur. Orjana Gremi e hodhi të porsalindurin në ujërat e lumit Kir, veprim që ka rezultuar fatal për jetën e foshnjës. Menjëherë pas ngjarjes, ajo është arrestuar pranë fshatit Golem, ku jetonte tek të afërmit./ZËRI/