
UASHINGTON– Ish-presidenti amerikan Donald Trump, që synon një tjetër mandat për kreun e shtetit amerikan, bëri pak ditë më parë një tjetër deklaratë të fortë, që shkaktoi bujë.
Trump tha se do të inkurajojë Rusinë, që të sulmojë ata vende të NATO-s, që nuk harxhojnë më tepër se 2 përqind të PPB-së së tyre për ushtrinë. Kjo deklaratë e Trump shkaktoi reagime të shumta në Perëndim.
Por, cilat shtete harxhojnë më tepër dhe cilat më pak për ushtrinë e NATO-s?
Media prestigjoze amerikane, Washington Post ka bërë publike një grafik, ku paraqitet çdo vend anëtar i NATO-s dhe tregohet sesa PPB të shtetit harxhon për ushtrinë.
Vendin e parë për harxhime për ushtrinë e mban Polonia me 3.9 përqind të PBB, teksa më pas vjen SHBA me 3.49 përqind të PBB. Më tej, renditen Greqia, Estonia, Lituania, Finlanda, Rumania, Hungaria etj.
Ndërsa, nëse hedhim sytë tek shtetet e NATO-s që harxhojnë më pak se 2 përqind të PPB-së për ushtrinë, vëmë re se renditja kryesohet nga Franca, me 1.9 përqind. Edhe Shqipëria harxhon më pak se 2 përqind të PPB-së për ushtrinë, 1.76. Nëse do qëndronte logjika e Donald Trump, Shqipëria rrezikon nga agresioni rus./Washington Post - ZËRI/