
TIRANË-Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin ditën e sotme për tu caktuar masën ‘arrest me burg të përkohshëm’ për Arjanit Malokun dhe Jurgen Kaçurrin. Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçuri, u arrestuan gjatë aksionit të SPAK në Durrës, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë. Gjykata e Durrësit deklaroi moskompetencës për shqyrtimin e çështjes penale dhe i dërgoi çështjen Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Deri tani janë lëshuar 61 urdhër-arresti ndërsa janë arrestuar 21 persona. Mes të ndaluarve ka edhe shtetas shqiptarë të dyshuar, teksa autoriteteve u janë dashur 4 vite hetime. Ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin kriminal në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër, ku dhe u shtri operacioni në bashkëpunim me Eurojust, Europol.
SPAK bëri me dije se në lidhje me operacionin e përbashkët me Eurojust, Europol, autoritetet italiane, zvicerane dhe polake, në Shqipëri janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambjente të tjera. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale./ZËRI