
GREQI-Një 40-vjeçar shqiptar ka arritur t’iu shpëtojë autoriteteve greke nga duart, teksa u ndalua nga efektivët në Selanik. Burime për mediat greke raportojnë se policët e ndaluan për t’i kontrolluar mjetin, por shqiptari i ka dhënë gaz makinës duke përplasur me derë një nga efektivët, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.
Por edhe pse 40-vjeçari arriti t'i shpëtonte policisë, partnerja e tij 33-vjeçare u arrestua. Shqiptari ka hedhur në rrugë një pako me kanabis të papërpunuar me peshë 1.42 kg dhe ka braktisur mjetin aty pranë, duke u larguar me vrap. Ndërsa ka braktisur brenda në makinë edhe partneren e tij 33-vjeçare.
Autoritetet kanë identifikuar 40-vjeçarin dhe e kanë shpallur atë në kërkim. Të dy, si ai ashtu edhe partnerja e tij, akuzohen për transport të lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tyre në Selanik, policia gjeti dhe sekuestroi një pako kokainë prej 5.78 gramësh dhe një peshore elektronike, ndërsa automjeti u sekuestrua si pjesë e hetimit./ZËRI