
Xhenet Hasaj
BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar është dënuar me burg në Angli, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Mediat britanike bëjnë me dije se shqiptari është identifikuar si Xhenet Hasaj, 27 vjeç, është dënuar me dy vjet e shtatë muaj burg.
Në një seancë në të njëjtën gjykatë të martën, më 30 prill, Hasaj u deklarua fajtor. Ai u vendos në pranga nga oficerët më 25 mars teksa i riu qarkullonte me një mjet tip "Audi A4". Brenda mjetit, shqiptari kishte 250 £ para të thata por edhe 18 pako me kokainë.
Kokaina, ishte e paketuar dhe gati për shitje./ZËRI
Poll