Aktualitet

2-vjeçari afgan mbytet në shatërvanin e kompleksit në Lezhë

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur i mituri, kishte dalë për të luajtur në oborrin e kompleksit, kur edhe ka ndërruar jetën.

k.m.
2-vjeçari afgan mbytet në shatërvanin e kompleksit në
Foto ilustruese

SHËNGJIN- Një 2-vjeçar ka ndërruar jetë në ujin e shatërvanit të kompleksit ku edhe ishte akomoduar me familjen e tij, pasi ishin evakuuar 2 vite më parë nga Afganistani. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur i mituri, kishte dalë për të luajtur në oborrin e kompleksit, kur edhe ka ndërruar jetën. Për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, Policia e Lezhës ka ngritur një grup hetimor, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shëngjin, Lezhë

Mbrëmjen e djeshme, aksidentalisht, duke luajtur, është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht, një i mitur afgan, 2 vjeç. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat./ZËRI

Poll

MOS HUMB