Aktualitet

SKANDAL/ Ushtarë të batalionit belg të lidhur me mafian shqiptare në trafikun e drogës e armëve

Disa anëtarë të batalionit janë nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën.

f.t
SKANDAL/ Ushtarë të batalionit belg të lidhur me mafian shqiptare
Ludivine Dedonder

BRUKSEL- Një hetim është duke u zhvilluar për fakte që lidhen me drogën, municionin dhe pjesët e armëve në batalionin e 4-të inxhinierik të Amay, pranë Huy. Hetimi përfshin trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene, njofton media zvicerane Le canton27.ch.

Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe 'bosi' i ushtrisë, admirali Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, ishin pezulluar nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të natyrës “strukturore”. Disa anëtarë të batalionit janë gjithashtu nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene.

Gjithashtu do të hetohej përdorimi i drogave të lehta dhe të forta brenda batalionit si dhe trafiku i drogës me bandat shqiptare dhe çeçene. /ZËRI

Poll

MOS HUMB