Aktualitet

47-vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia, “CV-ja” me krime: Prostitucion dhe drogë! 2 herë i shpëtoi vdekjes

Në "kurrikulën" e tij penale, shqiptari ishte akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale që përfshinin: vjedhje, armëmbajtje pa leje, zhvatje, shfrytëzim prostitucioni dhe lidhje me një grup që trafikonte lëndë narkotike. 

k.m.
47-vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia, “CV-ja” me
Foto ilustruese

TIRANË- Andrea Kercanaj, 47 vjeç është ekstraduar mbrëmjen e së premtes nga Italia drejt Tiranës, pasi akuzohet për një sërë krimesh. Në kryeqytetin e Ciociaria, Kercanaj njihet me emrin Sandro. Në "kurrikulën" e tij penale, shqiptari ishte akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale që përfshinin: vjedhje, armëmbajtje pa leje, zhvatje, shfrytëzim prostitucioni dhe lidhje me një grup që trafikonte lëndë narkotike. 

Në burg, Kercanaj rrezikoi shumë. Në vitin 2021, ai u përfshi në disa të shtëna me armë. Ishte Alessio Peluso, i njohur si O Niro, bosi i lagjes veriore të Mianos në Napoli që qëlloi me një armë që e mori me dron.

Ai donte të hakmerrej sepse pak ditë më parë shqiptari bashkë me 4 persona të tjerë e kishin rrahur. Por vite më parë, Kercanaj kishte pasur një situatë më të keqe. Një bashkatdhetar e qëlloi me armë në fytyrë. Për muaj të tërë, 47-vjeçari luftoi mes jetës e vdekjes.Pas tentativës për vrasje u zbulua se "fshihej" lufta për kontrollin e rrjetit të prostitucionit në zonën e Frosinones. Pasi doli nga spitali, shqiptari u arrestua dy herë, për shkak se kontrollonte shpërndarjen e drogës në banesat publike në rrugën "Bellini". Ai ka përfunduar në telashe edhe për një tentativë zhvatjeje ndaj Ernesto Barile.

"Aq i fuqishëm ishte bërë Kercanaj, saqë edhe figura të tjera drejtuese të krimit vendas i ishin nënshtruar atij. Bota e krimit shqiptar ka imponuar dominimin e saj në Frosinone vitet e fundit. Kerkanaj është një nga drejtuesit e padiskutueshëm të krimit të organizuar shqiptar në qytet,"-shkruan media italiane

Rasti më i fundit që zbulon është krimi në një lokal në qendër të qytetit ku u vra Kasem Kasmi. 47-vjeçari, pavarësisht dënimeve dhe gjyqeve, u la i lirë pas rreth 3 vitesh në burg. Duke shfrytëzuar ligjin për Emigracionin, autoritetet italiane e ekstraduan në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB