Aktualitet

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Një 20-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.

zh.ll
Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas
FOTO ILUSTRUESE

KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë. Një 20-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa vijon puna për përcaktimin e shkakut të aksidentit. 

Njoftimi: 

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Poll

MOS HUMB