LEZHË- Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit të njohur, Ardian Nikulaj, ka dalë sot para Gjykatës së Leshës. Në seancën e sotme dëshmuan nëna dhe e afërmja e Edmond Haxhisë, ndërsa prej muajsh në sallën e gjyqit jaën thirrur për të dëshmaur të afërmit e të dyja palëve.
Para trupit gjykues, të dyja dëshmitaret kanë deklaruar se Edmond Haxhia kishte ardhur në Shqipëri me qëllim që të martohek dhe të plotësonte dokumentacionin për udhëtimin drejt Anglisë, ku ndodhëj bashkëshorta e tij. Sa i përket vendndodhjes së tij, nëna e Edmondit deklaroi se nuk ka asnjë dijeni se ku mund të ndodhet djali i saj, ndërsa gjatë dëshmisë u shfaq e rënduar emocionalisht. Madje në një moment ka kërkuar edhe ndihmë nga avokati Cakrani.
Prokurori i çështjes kërkoi thirrjen e një dëshmitari të ri në përfundim të seancës. Avokati i mbrojtjes, Cakrani rikërkoi paraqitjen e ish-bashkëshortes së Edmond Haxhisë në gjykatë. Ndërkohë, në seancën e radhë që do të mbahet më 17 nëntor, pritet të dëgjohën dëshmi të reja që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në prill të vitit 2023.
Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023./ZËRI