Aktualitet

Aksident në Sukth, makina përplas motorin, humb jetën 28 vjeçari

Polica ka arrestuar drejtuesin e automjetit, 19-vjeç

F.I
Aksident në Sukth, makina përplas motorin, humb jetën 28
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e 12 majit, në zonën e Katundit të Ri në Durrës. Sipas informacioneve një automjet është përplasur me një motor, ndërsa për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i motorit, 28-vjeçari Andi Shala.

Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Polica ka arrestuar drejtuesin e automjetit, 19-vjeç me inicialet M.V., teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Poll

MOS HUMB