Aktualitet

Aksident në Tiranë, polici humb kontrollin e mjetit të shërbimit, 3 persona në gjendje të rëndë

3 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në spital

E.K
Aksident në Tiranë, polici humb kontrollin e mjetit të
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë, ku një punonjës policie duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me një tjetër makinë dhe me një automjet të parkuar.

Si pasojë e aksidentit 3 persona kanë mbetur të plagosur, dhe janë dërguar për mjekim në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB