
TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pranë Urës së Shkozës.
55-vjeçari, Gëzim Marashi, ka përplasur me makinë shtetasin Vlash Sokoli, 76 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçiketë. Viktima ka qenë duke kaluar rrugën, teksa është përplasur nga automjeti i drejtuar nga Marashi.
“Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar për veprime të mëtejshme hetimore. /ZËRI