Aktualitet

Aksioni 'Poker 2'/ I arrestuar jo vetëm djali i Ymer Lalës, në pranga edhe nipi i Flamur Nokës

Në njoftimin e Policisë së Shtetit raportohet se në pranga ka përfunduar edhe 32-vjeçari Rexhep Noka.

k.m.
Aksioni 'Poker 2'/ I arrestuar jo vetëm djali i Ymer Lalës,
Ymer Lala

TIRANË- Djali i biznesmenit Ymer Lala nuk është i vetmi personazh i njohur i arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në pranga, përveç Ylard Lalës, ka përfunduar edhe nipi i deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Në njoftimin e Policisë së Shtetit raportohet se në pranga ka përfunduar edhe 32-vjeçari Rexhep Noka.

Por, Policia, e cila ndau dhe pamjet e operacionit, bëri me dije se ishte punonjësi i Gardës së Republikës, Ylard Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zakon Çajupi, ku edhe organizonte lojrat e fatit./ZËRI

Poll

MOS HUMB