Aktualitet

Tani është i lirë.../ Erzen Breçani në SPAK, do i komunikohet akuza

Erzen Breçani u lirua rreth 8 muaj pas arrestimit të tij.

k.m.
Tani është i lirë.../ Erzen Breçani në SPAK, do i
Erzen Breçani

TIRANË- Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sot, atij do t'i komunikohet akuza në liri nga SPAK. 

Erzen Breçani u lirua rreth 8 muaj pas arrestimit të tij. Ndaj Breçanit është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç familjarëve të tij. Gjatë kohës së qëndrimit në qeli, në disa raste Breçani kërkoi lirinë, me pretendimin se vuante nga klaustrofobia (frika për të qëndruar në ambiente të mbyllura), dhe qëndrimi në burg i rrezikonte jetën.

Breçani u vu në prangat e policisë në Nëntor të vitit të kaluar, për dosjen “Metamorfoza 2”. Ish-drejtuesi i lartë i policisë u ndalua pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan disa persona, mes tyre edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni. Ndërkohë djali i tij Eralbi Breçani dhe Ervin Mata, mbeten ende në kërkim, ndërsa akuzohen për trafik ndërkombëtar kokaine. 

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka sekuestruar po ashtu HEC-in “Drita”, i cili është në pronësi të Erzen Breçanit dhe të familjarëve të tij. Sekuestrot janë vendosur, pasi SPAK ka dyshime se pasuritë janë vendosur nga trafiku ndërkombëtar i drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB