Aktualitet

Akuzat e politikës, Altin Dumani: Jemi të shurdhët

Dumani tha se prokurorët e SPAK janë të orientuar nga zbatimi i ligjit në kryerjen e detyrës

E.K
Akuzat e politikës, Altin Dumani: Jemi të shurdhët
Altin Dumani

TIRANË- Gjatë fjalës së tij përpara deputetëve në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani foli në lidhje me akuzat e politikës, se prokurorët janë të ndikuar nga segmente të ndryshme. Dumani u shpreh se ai dhe kolegët janë të shurdhët nga çdo lloj retorike politike dhe se orientohen vetëm përballë ligjit dhe shoqërisë shqiptare.

Altin Dumani: Ne kemi marrëdhënie institucioniale dhe proceduriale me funksionarët dhe ish-funksionarët e shtetit. Kjo është marrëdhënia që SPAK ka ndërtuar. Institucioniale dhe proceduriale në rastet kur duhet të thirren në rolin e të hetuarit, të pandehurit apo edhe të deklaruesit para Prokurorisë së Posaçme. Ne jemi të shurdhët nga çdo lloj retorike politike. Orientohemi dhe jemi të përgjegjshëm vetëm përballë ligjit dhe shoqërisë shqiptare.

Poll

MOS HUMB