Aktualitet

Kryebashkiaku i Libohovës Leonard Hide sërish në SPAK

Leonard Hide akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës.

k.m.
Kryebashkiaku i Libohovës Leonard Hide sërish në SPAK
Leonard Hide

TIRANË- Leonard Hide, kryebashkiaku i Libohovës është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Hide akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës. SPAK e akuzon Hidën për shpërdorim detyre, gjatë kohës që ka qenë shefi i krimeve në komisariatin e Policisë së Gjirokastrës. Kjo pasi Prokuroria e Posaçme ka dyshime se në kultivimin e drogës në disa zona të ndryshme të Gjirokastrës, të kenë qenë të implikuar punonjës policie.

Bashkë me Hidën, në dosjen e SPAK janë të përfshirë dhe zyrtarë të tjerë policie, që dyshohet se përmes rryshfetit kanë favorizuar kultivimin e kanabisit.

Hida është zgjedhur kryetar bashkie në Libohovë nga radhët e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar. Pa mbushur ende një vit në detyrë, tashmë ai është një i pandehur më shumë në listën e kryebashkiakëve që kanë llogari të hapura me drejtësinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB