Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e arkitektit italian në 2021-in, ky është i riu që u arrestua në Dibër

Lazri kishte arritur ti shpëtonte Policisë prej më shumë se dy vitesh.

Zeri
Akuzohet për vrasjen e arkitektit italian në 2021-in, ky
Roberto Morttura dhe pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Mërgim Lazri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për vrasjen e arkitektit Roberto Morttura është vënë në prangat e Policisë së Dibrës këtë premte në kuadër të operacionit “Sundmi i Ligjit”. Lazri kishte arritur ti shpëtonte Policisë prej më shumë se dy vitesh.

Si ndodhi ngjarja?

Arkitekti italian Roberto Morttura, u vra më 9 qershor të vitit 2021 brenda banesës së tij në sy të gruas dhe fëmijëve. Mërgim Lazri, së bashku me Emirjon Marjinin dhe Flogert Sylën, 26 vjeç, hynë në shtëpinë e arkitektit për të grabitur.

Por gjërat nuk shkuan siç duhet. Arkitekti Roberto Morttura në përpjekje për të mbrojtur familjen u përlesh me ta. Lazri, nxorri armën nga brezi duke e qëlluar në bark. Plagë që i shkaktoi dhe vdekjen./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB