Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të xhaxhait të “Ben Qimes”

Isufajt i janë konfiskuar 1 ndërtesë, 1 truall, një dyqan dhe një makinë, ndërkohë që emri i tij ka dalë në skenë gjatë Operacionit Forca e Ligjit (OFL).

E.K

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të xhaxhait

TIRANË- 4 pasuri në emër të shtetasit Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufajt, një personazh i njohur i botës së krimit në Fier, do t’i kalojnë në llogari shtetit.

Isufajt i janë konfiskuar 1 ndërtesë, 1 truall, një dyqan dhe një makinë, ndërkohë që emri i tij ka dalë në skenë gjatë Operacionit Forca e Ligjit (OFL).

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Ahmet Isufaj, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, dhe personave të lidhur me të, si më poshtë vijojnë:

1.Pasuri e paluajtshme e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe 529.40m², (kompleks shërbimesh Bar-Restorant, Lavazh, Parkim, i cili ndodhet në Sheq i Madh-Fier, në pronësi të shtetasve Ahmet Ferit Isufaj dhe Mariana Shyqyri Isufaj;

2.Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 8/538, me sipërfaqe 1580 m², mbi të cilën ka ndërtuar një objekt me sipërfaqe 1200 m², (Dyqane), e cila ndodhet në Sheq-Fier, në pronësi të Amarildo Ahmet Isufaj;

3.Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 55.16 m², (nga të cilat 16.56 m² ambient i përbashkët), në pronësi të shtetases E. Bregu (Isufaj), e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” – Fier, nr.13, kati i I-rë;

4. Automjet tip “AUDI A4”, me targë AB902AA, me numër shasie ËAUZZZ8KX9A022809, ngjyrë e gri e errët, në pronësi të shtetasit Amarildo Ahmet Isufaj;

Prokuroria ka dyshime se pasuritë e mësipërme janë vënë në sajë të veprimtarisë kriminale të Isufajt. Vetë Ahmet Isufaj ka pasur disa çështje penale të hapura në Shqipëri dhe në Kosovë, për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Hetimi pasuror për Ben Qimen nisi në Maj të 2021 nga Prokuroria e Posaçme, e cila në kuadër të ligjit anti-mafia, i sekuestroi atij fillimisht 13 pasuri.

Arben Isufaj ishte edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit dhe iu kërkua të justifikonte pasurinë edhe në vitin 2020.  Sipas autoriteteve ai është person i përfshirë në çështje të trafikut të drogës si pjesë grupeve kriminale.

Për të njëjtën akuzë ai u arrestua dhe në 2014 për llogari të drejtësisë italiane./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB