Aktualitet

Armë dhe drogë/ I dënuar me 5 vjet burg nga gjykata e Fierit, kapet në Britani 39-vjeçari shqiptar

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

F.I
Armë dhe drogë/ I dënuar me 5 vjet burg nga gjykata e Fierit,
foto ilustruese

BRITANI E MADHE-Një 39-vjeçar shqiptar, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar me qëllim ekstradimin. Në kuadër të operacionit të koduar “Akuzat”, në bashkëpunim me autoritetet britanike u vu në pranga Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet në bashkëpunim me partnerët britanikë, operacioni policor i koduar “Akuzat”.

Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:
-Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB