
TIRANË-Drejtësia greke, me një shkresë zytare të përcjellë sipas të gjitha procedurave në Shqipëri, kanë rrëzuar zyrtarisht të gjitha akuzat e ngritura nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bazuar në dokumentet e siguruara nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri.
Kreu i PD, publikoi një dokument ku pretendon se gjyqtarja Irena Gjoka rezulton të jetë dënuar nga gjykata e Janinës. Sipas vendimit të publikuar Gjoka është shpallur fajtore sepse në datën 24 dhjetor 2002 është kapur në pikën e kufirit Kakavijë gjatë kontrollit të pasaportës me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Sipas këtij vendimi rezulton se Gjoka është shpallur fajtore për dokumente të falsifikuara dhe është dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë 1500 euro.
Të njëjtën gjë pretendoi edhe eurodeputeti grek Fredi Beleri, i cili depozitoi në Gjykatën e Lartë disa prova se dënimi ndaj tij është i pavlefshëm, pasi Gjoka është dënuar me parë.
Ndërkohë në shkresat zyrtare, që TEMA disponon theksohet qartësisht se nuk ka asnjë të vërtetë mbi këto akuza. Vetë Gjyqtarja Irena Gjoka, duke i renditur këto fakte thekson se:
Nën përgjegjësinë time deklaroj se këto janë të gjitha aktet e përcjella nga autoritet greke të drejtësisë. Këto sulme behen ndaj meje per shkak të vendime të rëndësishme fuksionare te lartë shteterore, përfshirë masa sigurie ndaj figurave të njohura publike, dhe synojnë qartësisht intimidimin dhe pengimin në ushtrimin e detyrës. Në kuadër të verifikimeve zyrtare që po kryen Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në ligjin për dekriminalizimin, autoritetet greke i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së institucionit, duke konfirmuar se une gjyqtarja Irena Gjoka jo vetëm që nuk jam e dënuar, por nuk ekziston asnjë e dhënë negative në emrin tim në te gjitha institucionet ligjzbatuese!
Sipas të gjitha gjasave, këto të dhëna janë të ditura për organet ligjzbatuese në Shqipëri, në veçanti për KLGJ-në, kreun e Gjykatës të Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe posacërisht SPAK-ut. Por asnjëherë këto institucione nuk kanë mbrojtur kolegen e tyre, duke lënë të hapura spekulimet, kur faktikisht dokumentet flasin e zeza mbi të bardhë për të vërtetën mbi këtë fakt.