Aktualitet

Arrestohen dy të rinj në Tiranë, iu gjetën 2 pistoleta dhe 82 mijë dollarë

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoleta me krëhra dhe municion luftarak, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare

E.K
Arrestohen dy të rinj në Tiranë, iu gjetën 2 pistoleta dhe
Pamje nga operacioni

TIRANË- Dy të rinj janë vënë në pranga në zonën e Kamzës në Tiranë, pasi u janë gjetur armë zjarri në makinë, ndërsa pas kontrolleve i janë zbuluar dhe 82 mijë dollarë amerikanë, si dhe një shumë e konsiderueshme në lekë. Burime bëjnë me dije për Zërin se në pranga kanë rënë Agostin Kiçi dhe Rejdi Pasha, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në veprimtari kriminale.


NJOFTIMI I POLICISË:  

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Shëtitësit". 

Operacioni u zhvillua nga Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë U kapën në flagrancë, me armë zjarri pistoletë e municion luftarak, vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri pistoleta me krëhra dhe municion luftarak, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Pallatit të Kulturës, ndodheshin dy shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Shëtitësit", për kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz. Gjatë kontrollit të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

Punohet për Identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

Poll

MOS HUMB