
KORÇË- Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit të Korçës. Mësohet se brenda në banesë ka qenë një grua, e sëmurë, dhe është nxjerrë menjëherë jashtë. Nuk dihen rrethanat e zjarrit sakaq zjarrfikësja ende në vendngjarje për të shuar flakët.
Materialet e djegura në brendësi të apartamentit kanë shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi të cilat kanë mbuluar të gjithë godinën. Ndërkaq, 64-vjeçarja me inicialet R.E. mbeti e asfiksuar nga tymi dhe tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesen e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/ZËRI