Aktualitet

Avokati i Ilir Metës: Nuk ka asnjë problem pse shkojnë eskortat në burg, ata beqarë janë!

Kujtim Cakrani tha se çështja për t'u diskutuar nuk janë takimet por problemi më i madh sot në Shqipëri mbetet korrupsioni.

Redaksia Zëri
Avokati i Ilir Metës: Nuk ka asnjë problem pse shkojnë eskortat
Kujtim Cakrani

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ndërsa diskutohej për takimet speciale të të burgosurve. Në një intervistë me gazetaren Pranvera Borakaj, Cakrani tha se çështja për t'u diskutuar nuk janë takimet por problemi më i madh sot në Shqipëri mbetet korrupsioni. Ai tha se sot të burgosurit nuk marrin ditët e tyre nëse nuk paguajnë juristët në burg.

BISEDA NË STUDIO: 

Borakaj: A keni ju klientë që ju kërkojnë takime të shtuara speciale?

Cakrani: Ne po i trajtojmë takimet speciale si herezi e madhe. Unë nuk mendoj se ka problem se shkoi me një eskortë apo nuk shkoi. Problemi në sitemin e burgjeve janë të pafundme. Që nga mungesa e orëve shtesë të punonjësve, mungesa e veshjesh, të paraburgosurit nuk marrin ushqimin. Ne nuk flasim për rehabilitimin, pasi kjo është më kryesorja. A flasim për mbipopullimin në burgje. Ne merremi me gjëra anësore që nga pikëpamja ligjore unë nuk mendoj se ka shkelje ligji. Secili ka të drejtën e tij kur është në burg që të njihet me një vajzë nëse është beqar. Ata që duan të zgjidhin njëherë e mirë hallet e popullit të burgosur nuk duhet të merret me hallet e Laert Haxhiut. Ka shkuar një vajzë atje, ai e ka të dashur, ku është këtu për të diskutuar, sa shkoi, ku shkoi, sa pagoi, pse nuk merremi me problematikat. Unë kam pafund klientë në burgje, ata kanë problem që nuk marrin ditët. Nëse ti nuk paguan administratën e burgjeve ti nuk merr ditët që të takojnë me ligj.

Borakaj: Sa paguan?

Cakrani: Nuk është problem se korrupsion është, s’ka rëndësi shuma. A kemi sistem arsimor në paraburgim? Nuk kemi, kjo është kryesorja.

Borakaj: Ju nënshtrua kontrolleve blic qelia e zotit Meta?

Cakrani: Nuk e di, nuk ma kanë komentuar këtë fakt. Por besoj se po. Sepse Metën e trajtojnë si një njeri të panjohur dhe kështu që edhe ta kenë kontrolluar, nuk do të ishte surprizë. Nuk ka asgjë për të fshehur.

Borakaj: Si i ka raportet me pjesën tjetër të të dënuarve?

Cakrani: Rri vetëm në dhomë, i kryen vetëm veprimet e tij.

Borakaj: Po takime, sa bën në një muaj?

Cakrani: Sipas ligjit duhet të bëjë 4 takime, por këta kanë marrë urdhër që edhe ushqimet që i çojnë t’i marrin si takim. Kjo është një shkelje e rregullores.

Borakaj: Nuk besoj se konsumon ushqimin e burgut, apo jo?

Cakrani: Jo, konsumon ushqimet që i çojnë familjarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB