Aktualitet

Bashkëshorti e tradhëtoi, Alma Bektashi flet për herë të parë për divorcin: Ai s'ekziston për mua

Alma Bektashi tha se nuk dëshironte që të komentonte një person që nuk ekziston më në jetën e saj.

k.m.
Bashkëshorti e tradhëtoi, Alma Bektashi flet për herë
Alma Bektashi

PRISHTINË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Alma Bektashi është rikthyer me një intervistë për të folur në lidhje me divorcin e saj. Në një intervistë të dhënë në "Klan Kosova", Alma Bektashi tha se nuk dëshironte që të komentonte një person që nuk ekziston më në jetën e saj.

Megjithatë ka shtuar se tashmë i është dedikuar dy fëmijëve të saj, me të cilët jeton ende dhe shton se ka një marrëdhënie fantastike.

“Problemi është që unë nuk e di, por ligjet në Shqipëri tërhiqen, zhagiten. Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi. Unë jam një nënë e cila gjatë gjithë kohës iu përkushtohet fëmijëve, kemi një marrëdhënie fantastike, jemi sikur tre shokë që jetojmë në një apartament,”- përfundoi Alma.

Çifti i ka dhënë fund martesës së tyre 25-vjeçare në vitin 2021. Shkak për ndarjen është bërë lidhja e dashurisë së Sokolit me një psikologe 20 vjet më të re. Psikologia me iniciale E.K., postonte në rrjetet sociale duke u puthur dhe përqafuar me bashkëshortin e këngëtares teksa eksplorojnë Dubain dhe vende të tjera luksoze. Ishin pikërisht këto pamje, të publikuara në rrjetet sociale nga psikologia E.K., që nxorrën zbuluar tradhtinë e Sokol Stafës, i cili rezultonte ende i martuar ligjërisht me këngëtaren por jo edhe për shumë kohë. Burime për “Panorama.al” thanë se edhe vetë Alma është njohur me këtë aferë dyvjeçare të bashkëshortit, nga kjo mënyrë e daljes hapur në rrjetet sociale të psikologes.

Alma tashmë punon si pedagoge në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep leksione për teknikë zëri, këndim jazz dhe musical. Me bashkëshortin u njoh në Tiranë në kulmin e saj si artiste, në kohën kur kishte fituar çmimin “Intepretimi më i mirë” i Festivalit të Këngës në vitin 1995. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të quajtur Anisa dhe djalit më të vogël, Orest./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB