VLORË- Detaje të reja janë bërë me dije nga arrestimi i Luçiano Derajt një ditë më parë në Babicë të Vlorës dhe zbulimit të një arsenali armësh në banesën e këtij të fundit. Familjarët shprehen se janë habitur kur kanë para aq shumë policë në banesë ndërsa shtojnë se Deraj është arrestuar tek servisi i tij i makinave pastaj është sjellë në shtëpi. Ndërkohë shtëpia është e rrethuar me kamera sigurie. Në banesë jetonte Luçiano Deraj, babai i tij dhe njerka, si dhe gjyshërit e moshuar. Deklaratën familjarët e kanë dhënë për “Report Tv”.
Ka dyshime se arsenali i armatimeve të gjetura në shtëpinë e Derajt do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Ndërkohë mësohet se ato do ti nënshtrohen një ekspertize teknike, biologjike dhe balistike, për të rënë në gjurmët e personave të tjerë të përfshirë si dhe të verifikohet nëse armët e zjarrit janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Në banesën e Derajt u gjetën:
1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)
2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.
3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.
7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata
9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten
10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
14. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
17. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri
18.Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
19 Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.
20. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes
21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
22. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.
23. njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
24. Nje numer i madh targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh
25. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.
26 Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.
Deraj nuk është një emër i njohur për policinë. Ai rezulton se në vitin 2014 është arrestuar në Italinë për trafik droge e armëmbajtje pa leje. Në atë kohë ai u arrestua bashkë me 2 shqiptarë të tjerë Ervin Lushaj dhe Voglush Lazaj. Karabinierët i sekuestruan bandës në makinë dhe banesë 34 kg marijuanë, 619 gramë heroinë, 20 kg përzierës droge, peshore precizioni, materiale për ambalazhim droge, dy pistoleta automatike kalibër 7,65 mm, një pistoletë të modifikuar, 2 pushkë gjahu kalibër 12mm dhe 20 mm, dhjetra fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa kg barut për mbushje fishekësh për armë gjahu, telefona celularë, një jelek antiplumb, një veturë Ford Focus, një veturë BMË coupe me targa shqiptare dhe një sasi të vogël eurosh kesh./ZËRI





