
TIRANË- Vetëm një ditë pas raportimit të lajmit për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, vjen një tjetër kallëzim! Një fëmijë, vetëm 8 muajsh nga Gruda ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, por kallëzimi nga prindërit e voglit është bërë sot.
Ata pretendojnë se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.
I mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe mjekët u kanë komunikuar prindërve se foshnja kishte marrë një virozë. Ai ka ndërruar jetë teksa po transportohej për Tiranë. Gjithashtu priten dhe rezultatet e autopsisë.