
TIRANË- Kanë nisur hetimet lidhur me skandalin e publikuar një ditë më parë nga Zëri.ai që zbuloi për herë të parë krijimin e grupeve ku shpërndaheshin materiale pornografike me fëmijë dhe jo vetëm. Kjo gjë do të sjellë dhe zbulimin e administratorëve të këtyre grupeve, që morën iniciativën për tu dhënë hapësirë pedofilëve të rrjetit.
Zëri.ai është media e parë në Shqipëri që ka mundur të investigojë këto grupe, përmbajtjen e palejuar të që shpërndahet në to dhe rrezikun që i kanoset të gjithë shoqërisë. Personat në këto faqe paguajnë për të marrë foto të vajzave “VIP”, zakonisht në plazh, për t’i edituar si nudo, e më pas për t’i shpërndarë me audiencën që i pret. Pre kanë rënë Luana Vjollca, Belinda Dragot, Ina Pojani, etj. Madje, bëjnë edhe kërkesë kolektive, ku me anë të sondazheve, publiku vendos se kë do të shohë nudo.
Bota virtuale po bëhet gjithnjë e më e frikshme, e të gjithë mund të jenë “viktimë”, që nga fëmijët e pafajshëm që ekspozohen apo bien pre e pedofilëve, tek të rejat që besojnë shumë dhe më pas shantazhohen, e tek personazhet që të vetmin faj kanë që janë persona publikë.