Aktualitet

Berisha kërkon leje të shkojë në Kuvend, dështon seanca në Apel

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorëve të SPAK

E.K
Berisha kërkon leje të shkojë në Kuvend, dështon seanca
Berisha dhe avokati Gjokutaj

TIRANË- Është shtyrë në Apelin e Posaçëm, seanca në ngarkim t ëish-kryeministrit Sali Berisha, ku do të diskutohej kërkesa e tij, për të marrë pjesë në Kuvend, përmes një leje të posaçme nga ana e Prokkurorisë. Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes Berisha, ndërsa data e radhës për shqyrtimin e kësaj kërkese u caktua në 25 mars, në orën 09:00.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, u shpreh pas seancës, që të paktën njëri prej prokurorëve duhet të ishte i pranishëm në sallë.

“Prokurorët munguan për arsye profesionale, seanca e rradhës datë 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës. Kërkojmë që Berisha të marrë pjesë në seanca plenare. Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj këta nuk marrin pjesë”, tha avokati.

Berisha ka kërkuar prej disa javësh që të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare në Parlament. Prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ai ndodhet në arrest shtëpie nën akuzën për korrupsion pasiv, duke i pamundësuar ushtrimin e detyrës si deputet i zgjedhur. 

Ndërkohë, disa ditë më parë Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB