Aktualitet

Berisha nën mbikqyrje policore/ Gjokutaj: Vendim i pabazuar në ligj, nuk paraqet rrezikshmëri

Seanca e sotme në GJKKO zgjati rreth një orë, ndërkohë që nesër do të nisë në orën 11:00

E.K
Berisha nën mbikqyrje policore/ Gjokutaj: Vendim i pabazuar në ligj,
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj e ka cilësuar si të pabazuar në ligj kërkesën e SPAK që Berisha të qëndrojë nën masën e arrestit të shtëpisë, nën mbikqyrje policore. Në fund të sencës së sotme në GJKKO, Gjokutaj përsëriti qëndrimin e mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca, pasi sipas tyre qëndron në kushtet e konfliktit të interesit.

Sipas Gjokutajt, vendimi për ta lënë Berishën nën mbikqyrje policore është një hakmarrje e SPAK, me prapavijë politike.

PJESË NGA PËRGJIGJET PËR GAZETARËT

Gjokutaj: Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës, ne i kërkuam gjyqtares që të jepte dorëheqjen, për shkaqe që janë bërë të ditura. Gjyqtarja nuk u shpreh as pro dhe as kundër, dorëzuam të gjitha provat që zoti Berisha ka qenë kryetar i KED në momentin që është shkarkuar gjyqtarja e çështjes. Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për nesër. Është kërkuar arrest shtëpie me mbikqyrje policore, e cila është e pabazuar në ligj. Është jo thjesht e panevojshme, por edhe e pabazuar në ligj.

Gjyqtarja është rikthyer në sistem po në kohën që KED drejtohej nga zoti Berisha

Gjokutaj: Nuk është e vërtetë, gjyqtarja është rikthyer në vitin 1998, kur zoti Berisha nuk ka qenë më në krye të KED.

A do të jeni ditën e nesërme në Gjykatë?

Gjokutaj: Kur kemi munguar ndonjëherë ne në seancë? Ne i kemi drejtuar disa pyetje prokurorëve, se çfarë rrezikshmërie paraqet zoti Berisha, që të kërkohet tashmë arrestimi i tij, por nuk kemi marrë përgjigje. 

Pse është një rast që ju duhet të denonconi mbikqyrjen policore

Gjokutaj: Arrest shtëpie është detyrimi i atij që i vendoset. Mund të bëhet mbikqyrja policore vetëm për persona që kanë rrezikshmëri shoqërore.

A kishte ndonjë argument SPAK për këtë

Gjokutaj: Nuk kanë argumente kur janë në shkelje të ligjit. Kërkesa e SPAK është që Berisha ta vuajë masën në banesë, ne nuk kemi paraqitur kërkesë tjetër, nëse do të kemi do ju njoftojmë.

Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv”. Në dosje thuhet se ish kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi të privatizojë kompleksin duke shkelur ligjin. Malltezi aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB